“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde nga Hishami se Urve ibn Zubejri tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Nëse keni frikë se nuk mbani drejtësi ndaj jetimeve...”, (Nisa, 3) ka thënë: “Fjala është për jetimen, e cila jeton te kujdestari i saj, ndërsa ai martohet me të për shkak të pasurisë, mirëpo sillet keq me të dhe e shpërdor pasurinë e saj. Le të martohet me dy, me tri ose me katër gra që i pëlqejnë, e jo me jetimen.””