“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Abdullah ibn Ebu Bekri, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka rrëfyer se, një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte tek ajo, ajo dëgjoi zërin e një burri duke kërkuar leje të hyjë në shtëpinë e Hafsës, andaj i tha: “O i Dërguari i Allahut, një burrë po kërkon leje në shtëpinë tënde.” Pejgamberi ﷺ tha: “Më duket se është filani” - duke aluduar në axhën e Hafsës nga qumështi. Atëherë, Aishja tha: “Sikur filani të ishte gjallë, a do t'i lejohej të hynte tek unë?” - duke aluduar në axhën e vet nga qumështi. - “Po, sepse atë që e bën haram lidhja e gjakut, e bën haram edhe gjidhënia ” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”