“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Xhabir ibn Zejdi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, kur dikush e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Pse nuk po martohesh me të bijën e Hamzait?”, ai iu përgjigj: “Ajo është bija e vëllait tim nga qumështi.” Bishr ibn Amri ka thënë: “Njëjtë na ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden, e ky e ka dëgjuar Xhabir ibn Zejdin.””