“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Hishami nga babai i tij, e ky nga Zejnebja se Umu Habibe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, a ke nevojë për të bijën e Ebu Sufjanit? - “Përse?” - më pyeti. - Për t'u martuar me të, - i thashë. - “Ashtu dëshiruake?” - Unë nuk jam gruaja jote e vetme, andaj, ajo që më së shumti kam dëshirë të më bëhet shemër në ty është motra ime, - i thashë. - “Nuk e kam të lejuar ta marr”, - tha ai. - Kam dëgjuar se po kërkon të martohesh? - “Me të bijën e Umu Selemes?!” - Po, - i thashë. - “Ajo, edhe sikur të mos ishte nën kujdesin tim (nëna e saj është gruaja ime) , nuk do të më lejohej, sepse Thuvejbja na ka dhënë gji mua dhe babait të saj. Prandaj, mos m'i propozoni vajzat e as motrat tuaja”, - tha Pejgamberi ﷺ. Lejthiu thotë: “Na ka treguar Hishami: “E bija e Umu Selemes quhej Durre bint Ebu Seleme.””