“Talku më ka thënë: Na ka treguar Zaide nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “... Nuk është gjynah për ju nëse grave të tilla u jepni shenjë se do t'i kërkoni...” (Bekare, 235), ka thënë: “Pra, i thotë: “Unë dua të martohem dhe kam dëshirë të më lehtësohet martesa me një grua të mirë.” Kasimi ka thënë: “Ai i thotë: “Ti për mua je fisnike, kështu që po të lakmoj ty dhe se Allahu do të ta sjellë të mirën!” - a diçka të këtillë.” Atai ka thënë: “I shprehet tërthorazi, jo qartazi, duke i thënë: “Unë kam nevojë dhe përgëzohu, se ti je shumë e kërkuar, elhamdulilah.” Ajo i thotë: “Të dëgjova çfarë the.” Mirëpo nuk i premton asgjë e as kujdestari i saj nuk premton diçka pa dijen e saj. Nëse ajo i premton dikujt derisa është në afatin e pritjes, 1 pastaj martohen, nuk detyrohen të ndahen. Haseni ka thënë: “... por mos u premtoni atyre fshehurazi...” nënkupton zinanë. Tregohet se Ibn Abasi, në lidhje me ajetin: “... para se të kalojë afati i paraparë i pritjes...”, (Bekare, 235) ka thënë: “Të përfundojë afati i pritjes.””