“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Irak ibn Maliku, e këtij i ka rrëfyer Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Habibe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Ndër ne po përflitet se ti do të martohesh me Durre bint Ebu Selemen?” - “Ta bashkoj me Umu Selemen?! Edhe sikur të mos isha i martuar me Umu Selemen, nuk do të më lejohej, sepse babai i saj është vëllai im nga qumështi”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.””