“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton rrëfimin e Omer ibn Hatabit, kur Ibn Hudhafe Sehmiu, një shok i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe pjesëmarrës në Bedër, vdiq në Medinë dhe e la Hafsë bint Omerin të vejë. Ai tregon: “E takova Othman ibn Afanin dhe ia propozova Hafsën duke i thënë: “Nëse do, po ta jap Hafsën për grua.” Ai tha: “Do të mendohem.” Prita disa net, pastaj më tha: “Kam vendosur që, për momentin, të mos martohem.” Pastaj e takova edhe Ebu Bekrin e i thashë: “Nëse do, po ta jap Hafsën për grua.””