“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “... si për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për to, edhe pse dëshironi të martoheni me to...”, (Nisa, 127) ka thënë: “Ky ajet flet për jetimen që është nën përkujdesjen e ndokujt, e ndoshta është edhe ortake e tij në pasuri. Kujdestari i saj është më parësori për t'u martuar me të, porse nuk ka dëshirë të martohet me të. Kështu, e pengon dhe nuk e marton me dikë tjetër, sepse lakmon në pasurinë e saj dhe nuk do që dikush t'i bëhet ortak në pasurinë e saj.””