“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “Po ta ofroj veten time.” Ajo qëndroi gjatë aty, derisa njëri nga të pranishmit tha: - Martoje me mua, nëse nuk ke nevojë për të! - “Ke diçka për t'i ofruar për mehër?” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam asgjë, përveç izarit tim! - tha ai. - “Nëse izarin ia jep asaj, ti mbetesh pa izar. Gjej diçka tjetër.” - Nuk po gjej gjë, - tha ai. - “Shiko, qoftë dhe një unazë prej hekuri!” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Por, pasi që nuk gjeti gjë, i tha: - “Di ndonjë pjesë të Kuranit përmendsh?” - Po. E di këtë sure dhe atë sure, - tha ai dhe i përmendi ato. - “Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani ”, - i tha Pejgamberi ﷺ.””