“Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk kurorëzohet e veja pa urdhrin e saj dhe nuk kurorëzohet beqarja pa lejen e saj.” - O i Dërguari i Allahut, e si është leja e saj? - pyetën të pranishmit. - “Kur ajo hesht”, - tha Pejgamberi ﷺ.”