“Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Nafiun se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që muslimanët t'i ndërhyjnë njëri-tjetrit në tregti dhe ta kërkojë dorën e një vajze që tanimë e ka kërkuar vëllai i tij, derisa ai ta lërë a t'i japë leje këtij për ta kërkuar.”