“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua vajti te Pejgamberi ﷺ dhe ia ofroi veten e saj. Pejgamberi ﷺ i tha: - “Tani nuk kam nevojë për gra.” - O i Dërguari i Allahut! Martoje me mua! - tha një burrë. - “Çfarë ke për t'i ofruar (për mehër) ?” - e pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Asgjë nuk kam, - iu përgjigj. - “Dhuroji, qoftë dhe një unazë hekuri!” - As atë nuk e posedoj, - tha ai. - “Çfarë di nga Kurani?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Këtë e atë, - tha ai. - “Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani”, - i tha Pejgamberi ﷺ.””