“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abdurrahman ibn Aufi u martua me një grua në këmbim të një sasie ari sa pesha e bërthamës së hurmës. Pejgamberi ﷺ e pa Abdurrahmanin të gëzuar nga martesa, gjë për të cilën e pyeti.” Ai iu përgjigj: “Jam martuar me një grua në këmbim të një sasie ari sa pesha e bërthamës së hurmës.” Katadja transmeton nga Enesi se ka thënë: “Abdurrahman ibn Aufi u martua me një grua në këmbim të një sasie ari sa pesha e bërthamës së hurmës.””