“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Ebu Hazimin se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrija në mesin e ca njerëzve me Pejgamberin ﷺ, një grua u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë po ta ofroj veten time, andaj mendo për këtë.” Por, ai nuk iu përgjigj fare. Pastaj, ajo prapë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë po të vetofrohem, andaj mendo për këtë.” Por, ai nuk iu përgjigj fare. Pastaj, për së treti u ngrit sërish dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë po të vetofrohem, andaj mendo për këtë!” Një burrë u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Martoje me mua! - “A ke diçka për t'i ofruar?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo, - tha ai. - “Shko dhe kërko, qoftë dhe një unazë prej hekuri.” Ai shkoi, kërkoi e pastaj u kthye dhe tha: “Nuk gjeta asgjë, madje as unazë prej hekuri.” - “Sa di përmendsh nga Kurani?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Di këtë sure dhe atë sure, - tha ai. - “Shko! Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani”, - i tha Pejgamberi ﷺ.””