“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, kur Abdurrahman ibn Aufi erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i vërehej gjurmë e verdhë parfumi. Pejgamberi ﷺ e pyeti e ai i tregoi se ishte martuar me një ensare.” - “Sa mehër i dhe?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Ar sa peshon një bërthamë e hurmës , - iu përgjigj Abdurrahmani. - “Bëj një gosti, të paktën me një dele!” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.””