“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ bëri gosti kur u martua me Zejneben dhe u shtroi muslimanëve ushqim me bollëk. Ai doli, - siç e kishte shprehi kur martohej, - shkoi te dhomat e nënave të besimtarëve (grave të tij) dhe u lut për to, e edhe ato u lutën për të. Pastaj u kthye në dhomën e tij (te gruaja e re). Por, kur i pa dy burra (që ishin vonuar duke ngrënë), u kthye mbrapa. Enesi shton: “Nuk e di nëse unë isha ai që e lajmëroi apo dikush tjetër se ata dy tashmë kishin dalë.””