“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ismail ibn Xhaferi nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ qëndroi mes Hajberit dhe Medinës tri ditë, duke i kaluar ditët e martesës me Safije bint Hujejin. Unë i thirra muslimanët në dasmën e tij. Aty nuk kishte as bukë, as mish, përveçse urdhëroi që të shtrohet një sofër prej lëkure, ku vendosëm hurma, djathë dhe gjalpë. Ja pra, e tillë ishte dasma e tij. Muslimanët thanë: “A do të jetë nënë e besimtarëve apo robëreshë?” Disa thanë: “Nëse e mbulon me hixhab, ajo do të jetë nënë e besimtarëve, e, nëse jo, atëherë rob lufte.” Kur Pejgamberi ﷺ u nis, vuri një shtrojë mbrapa tij (për ta ulur atë) dhe vendosi një mbulesë mes saj dhe njerëzve.””