“Ferve ibn Ebu Magrai më ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën kur Pejgamberi ﷺ u martua me mua, nëna ime erdhi dhe më mori në shtëpi. Paraditen e po asaj dite erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ (për të më marrë).””