“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri nga Ebu Vaili se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lironi robërit e luftës, përgjigjjuni ftesës (së gostisë martesore) dhe vizitoni të sëmurët.””