“Hasen ibn Rabiu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi nga Eshathi, e ky nga Muaviu ibn Suvejdi se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë sosh. Na ka urdhëruar: 1. Të vizitojmë të sëmurin, 2. Të përcjellim xhenazen, 3. Të lutemi për atë që teshtin, 4. Ta përmbushim atë për të cilën dikush na është betuar , 5. T'i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi, 6. Ta përhapim selamin dhe 7. T'i përgjigjemi ftesës. Ndërkaq, na ka ndaluar: unazat e arit, enët e argjendit, shalat (shtrojat) e mëndafshta, veshjet e mëndafshta (kasije), mëndafshin e vrazhdë (istebrak) dhe armaçin .” Transmetimin e Ebu Ahvasit e fuqizojnë Ebu Avane dhe Shejbaniu nga Esh'athi, përkitazi me përhapjen e selamit.”