“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi, i biri i Ebu Hazimit, nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Usejd Saidiu e ftoi të Dërguarin e Allahut ﷺ në dasmë. Atë ditë atyre u shërbente gruaja e tij, e cila ishte nuse. E dini çfarë i shërbeu ajo të Dërguarit të Allahut ﷺ? Gjatë natës i kishte vendosur ca hurma në ujë dhe, pasi ai hëngri, ajo ia shërbeu pijen në fjalë.””