“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës (për kopenë e vet) . Udhëheqësi është kujdestar dhe është përgjegjës për kopenë e vet . Burri është kujdestar për familjen e vet, andaj do të japë përgjegjës për të. Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit të vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Shërbëtori është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet dhe është përgjegjës. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës .””