“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O Abdullah, jam informuar se ti agjëron ditën dhe falesh natën?” - Ashtu është, o i Dërguari i Allahut, - i thashë. - “Mos vepro ashtu! Agjëro (ndonjëherë) e ha (ndonjëherë) , falu (një pjesë të natës) e fli (pjesën tjetër) , sepse ndaj trupit tënd ke hak, ndaj syrit tënd ke hak dhe ndaj gruas sate ke hak”, - tha Pejgamberi ﷺ.””