“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet . Udhëheqësi është kujdestar. Burri është kujdestar për familjen e vet. Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit dhe për fëmijët e tij. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.””