“Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi. [t]: Muhamed ibn Mukatili më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Abdullah ibn Sajfiu nga Ikrime ibn Abdurrahman ibn Harithi se Ume Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u betua se nuk do t'u afrohej grave të veta një muaj. Kur kaluan njëzet e nëntë ditë, shkoi (tek ato) në mëngjes, ose në mbrëmje. I thanë: “O i Dërguari i Allahut, ti je betuar se nuk do t'u afrohesh grave për një muaj.” Ai tha: “Muaji është njëzet e nëntë ditë.””