“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Mervan ibn Muaviu, e këtij i ka treguar Ebu Jafuri, e ky e ka përmendur në prani të Ebu Duhasë se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një mëngjes, morëm vesh se të gjitha gratë e Pejgamberit ﷺ po qanin dhe pranë secilës kishte ardhur familja e vet. Kur shkova në xhami, pashë se ishte mbushur përplot njerëz. Omer ibn Hatabi erdhi dhe u ngjit te Pejgamberi ﷺ, i cili po qëndronte në një dhomë të veten. Ai dha selam, por askush nuk iu përgjigj. Sërish dha selam, por askush nuk iu përgjigj. Dha selam për së treti, por askush nuk iu përgjigj. Në fund, Bilali e thirri dhe Omeri hyri brenda te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti: “Vallë, i ke lëshuar gratë e tua?” - “Jo. I kam bojkotuar për një muaj”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Kështu qëndroi njëzet e nëntë ditë, pastaj u kthye tek ato.””