“Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Nafiu nga Hasen ibn Muslimi, e ky nga Safija se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua ensare e martoi të bijën e saj, së cilës i kishin rënë flokët. Ajo shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë, duke i thënë: “Burri i vajzës po më urdhëron që t'i lidh (shtoj nën) flokët e saj.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Jo, sepse ato që i lidhin (shtojnë) flokët janë mallkuar.””