“Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë...”, (Nisa, 128) ka thënë: “Kur një grua është e martuar me një burrë, i cili nuk është i interesuar për të dhe dëshiron ta lëshojë e të martohet me një tjetër, ajo i thotë atij: “Më mbaj, e mos më lësho dhe martohu me dikë tjetër, kurse unë po t'i bëj hallall të gjitha obligimet e shpenzimeve dhe bujtjes që ke ndaj meje (vetëm që ta mbajë edhe më tej nën kurorë).” Pra, kjo është Fjala e Allahut: “... atëherë nuk ka gjynah për ta, nëse pajtohen mes vete. Pajtimi është më i mirë...” (Nisa, 128)”