“Abdullah ibn Muhamed ibn Esmai na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri nga Malik ibn Enesi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ibn Muhajrizi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Në një prej betejave) zumë ca robëresha, me të cilat e praktikonim ejakulimin jashtë organit intim. Kështu, e pyetëm të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili na tha: “Vallë, kështu vepruakeni?!” - këtë e tha tri herë, pastaj shtoi: - “Çdo krijesë që Allahu ka përcaktuar të ekzistojë, deri në Ditën e Kiametit, medoemos do të vijë në ekzistencë.””