“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Mulejke nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ donte të udhëtonte, hidhte short ndër gratë e tij. Njëherë, shorti i ra Aishes dhe Hafsës. Gjatë natës, Pejgamberi ﷺ e kishte zakon që të ecte dhe të bisedonte me Aishen. Kështu, Hafsa i tha Aishes: “A po hip sonte në devenë time, kurse unë në devenë tënde, që t'i provojmë devetë e njëra-tjetrës?” Aishja pohoi dhe i ndërruan devetë. Pejgamberi ﷺ erdhi te deveja e Aishes, në të cilën ndodhej Hafsa, i dha selam dhe vazhduan rrugën derisa u ndalën dikur për të pushuar. Aishes i mungoi Pejgamberi ﷺ gjatë udhëtimit, prandaj, kur zbritën, ajo i vendosi këmbët mes shkurreve të idhhirit (lloj barishte) dhe thoshte: “O Allah, sill një akrep a gjarpër të më thumbojë!”, sepse nuk mund t'i tregonte asgjë rreth ndodhisë (për një arsye të caktuar).””