“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Uleje nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në shtëpinë e njërës prej grave të tij, një grua tjetër, prej nënave të besimtarëve (grave të Pejgamberit ﷺ), i dërgoi një enë me ushqim. Kjo, në shtëpinë e së cilës ishte Pejgamberi ﷺ, i mëshoi dorës së shërbëtorit (nga xhelozia), e në atë rast ena u rrëzua dhe u thye. Pejgamberi ﷺ i tuboi pjesët e thyera të enës, pastaj e rivendosi ushqimin që ishte në enë dhe u tha (sahabëve të pranishëm): “Nëna juaj xhelozoi!” Ai nuk e la shërbëtorin të kthehej, derisa i sollën një enë nga kjo e cila ishte në shtëpinë e saj. Enën e pathyer ia ktheu asaj së cilës iu thye ena, kurse të thyerën e ndali në shtëpinë e asaj që u thye.””