“Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri nga Ubejdullahu, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “ (Pashë në ëndërr se) hyra Xhenet, - ose ka thënë: shkova në Xhenet, - kur, ja, aty pashë një pallat, andaj pyeta: “I kujt është ky ?” Më thanë: “I Omer ibn Hatabit.” Doja të hyja brenda, por më pengoi vetëm fakti se e dija xhelozinë tënde (o Omer) .” Omer ibn Hatabi tha: “O i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë! O i Dërguari i Allahut, vallë, unë të kem xhelozi ndaj teje?!””