“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim ulur me të Dërguarin e Allahut ﷺ, tha: “Duke qenë në gjumë, e gjeta veten në Xhenet, ku pashë një grua duke marrë abdes pranë një pallati.” Pyeta: “I kujt është ky (pallat) ?” Më thanë: “I Omerit.” Sakaq m'u kujtua xhelozia e tij, andaj u largova nga kisha vajtur.” Omeri, duke qenë në ndejë, filloi të qajë dhe tha: “A ndaj teje të xhelozoj, o i Dërguari i Allahut?!””