“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë asaj: - “Unë e di kur je e kënaqur me mua dhe kur je e zemëruar ndaj meje.” - Si e di këtë? - e pyeta. - Kur ti je e kënaqur me mua, më thua: “Jo, për Zotin e Muhamedit!” E, kur je e zemëruar, më thua: “Jo, për Zotin e Ibrahimit!” - më tha Pejgamberi ﷺ. - Betohem në Allahun se ashtu është, o i Dërguari i Allahut. Thjesht unë nuk e përmend emrin tënd, - i thashë.”