“Ahmed ibn Ebu Rexhai më ka thënë: Na ka treguar Nadri nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në asnjë grua të të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk kam xhelozuar sikurse në Hadixhen, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ e përmendte shumë shpesh dhe e lavdëronte. Të Dërguarit të Allahut ﷺ i është shpallur që ta përgëzojë atë me një shtëpi prej margaritari në Xhenet.””