“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Ibn Ebu Mulejke se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ, teksa ishte në minber, të ketë thënë: “Djemtë e Hisham ibn Mugirës kërkuan ta martojnë vajzën e tyre me Ali ibn Ebu Talibin. Unë nuk lejoj! Unë nuk lejoj! Unë nuk lejoj, përveç nëse i biri i Ebu Talibit dëshiron ta shkurorëzojë vajzën time e ta martojë vajzën e tyre. Ajo është pjesë imja. Rrjedhimisht, mua më shqetëson ajo që e shqetëson atë dhe më lëndon ajo që e lëndon atë.””