“Hafs ibn Omer Havdiu na ka thënë: Na ka treguar Hishami nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Do t'ju transmetoj një hadith që e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, e të cilin s'do t'jua tregojë askush pos meje. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, përhapja e konsumimit të alkoolit, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.””