“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kujdes! Mos hyni te gratë.” Një ensar tha: “O i Dërguari i Allahut, e nëse është kunati?” - “Kunati është sikurse vdekja”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”