“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Burri të mos vetmohet me një grua të huaj, përveçse me mahrem.” Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Bashkëshortja ime është nisur për haxh, ndërkohë unë jam regjistruar për në filan ekspeditë.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Kthehu dhe kryeje haxhin me gruan tënde!””