“Jakub ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Sejari nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa ishim duke u kthyer me Pejgamberin ﷺ prej një beteje dhe u afruam afër Medinës, unë shpejtova me një deve të ngadalshme timen. Një kalorës pas meje më arriti, e thumboi devenë time me një hosten të tij dhe deveja ime shpejtoi sikurse të ishte deveja më e mirë që ke parë. Kur, ja, ai ishte i Dërguari i Allahut ﷺ. Në bisedë e sipër i thashë: - O i Dërguari i Allahut, jam martuar rishtas. - “Vallë, qenke martuar?!” - më tha. - Po, - i thashë. - “Me beqare apo me të ve?” - më pyeti. - Me të ve. - “Pse nuk e ke marrë beqare, që ti të dëfrehesh me të dhe ajo të dëfrehet me ty?” Kur u afruam për të hyrë (në Medinë), Pejgamberi ﷺ tha: “Pritni! Mos hyni, derisa të vijë mbrëmja, ashtu që të krihet e pakrehura dhe të rruhet ajo që i ka munguar burri.””