“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Ebu Hazimi tregon: “Njerëzit kishin mospajtime se me çfarë ishte mjekuar plaga e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ditën e Uhudit. Kështu, e pyetën Sehël ibn Sad Saidiun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte nga të fundit që kishte mbetur prej shokëve të Pejgamberit ﷺ në Medinë.” Ai tha: “Për këtë askush nuk ka mbetur më i informuar sesa unë. Fatimja pastronte gjakun nga fytyra e tij, kurse Aliu sillte ujë me mburojë. Pastaj u mor një copë hasre, u dogj dhe me të u mbulua plaga e tij (që të mos rridhte gjak).””