“Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Sufjani se Abdurrahman ibn Abisi tregon se një njeri e pyeti Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): - A ke qenë i pranishëm në Bajramin e Kurbanit ose të Fitrit me të Dërguarin e Allahut ﷺ? - Po. Po të mos ishte afërsia ime me të, nuk do të isha me të, - për shkak të moshës së re. - I Dërguari i Allahut ﷺ doli, u fal dhe u ligjëroi njerëzve, pa ezan dhe pa ikamet. Pastaj shkoi te gratë, i këshilloi ato, i rikujtoi dhe i urdhëroi të jepnin sadaka. Më kujtohet se si i hiqnin stolitë nga veshët e qafa dhe ia jepnin Bilalit. Pas kësaj shkuan së bashku me Bilalin në shtëpinë e tij, - tha Ibn Abasi.”