“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Velidi se Evzaiu tregon: “E pyeta Zuhriun: “Cila prej grave të Pejgamberit ﷺ ka kërkuar mbrojtjen e Allahut ndaj tij?” Zuhriu tha: “Më ka treguar Urve nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të ketë thënë: “Kur e bija e Xheunit shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ (ditën e martesës) dhe ai iu afrua, ajo tha: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut ndaj teje.” Atëherë ai i tha: “Kërkove mbrojtjen prej Madhështorit, kështu që shko te familja jote!” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Haxhaxh ibn Ebu Meniu na ka transmetuar nga gjyshi i tij, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja ka thënë.””