“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Gasili nga Hamza ibn Ebu Usejdi se Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dolëm me Pejgamberin ﷺ derisa arritëm te një kopsht që quhej Sheut. Pasi arritëm te dy mure të tij dhe u ulëm mes tyre, Pejgamberi ﷺ tha: “Uluni këtu.” Ai hyri brenda, ndërkohë e kishin sjellë Xheunijen dhe e kishin futur në një shtëpi palmash të Umejme bint Numan ibn Sherahilit. Ajo ishte së bashku me gjidhënësen e saj. Kur Pejgamberi ﷺ hyri tek ajo, i tha: “Ma fal veten tënde mua (për martesë) .” - A e fal mbretëresha veten e saj për një njeri të thjeshtë? - tha ajo. Pejgamberi ﷺ e zgjati dorën e tij që ta qetësojë, mirëpo ajo tha: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut ndaj teje.” Atëherë ai i tha: “Kërkove mbrojtjen prej Mbrojtësit.” Pastaj doli te ne dhe tha: “O Ebu Usejd, jepja dy rroba liri, le t'i veshë dhe dërgoje te familja e saj.””