“5256. 5257. Husejn ibn Velid Nejsaburiu transmeton nga Abdurrahmani, e ky nga Abas ibn Sehli se babai i tij Ebu Usejdi dhe Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: “Kur Pejgamberi ﷺ u martua me Umejme bint Sherahilin, ia sollën atë dhe, kur ai ﷺ e zgjati dorën nga ajo, ajo sikur e urreu këtë. Atëherë Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Ebu Usejdin që ta përgatitë (për t'u kthyer) dhe t'ia japë dy rroba liri për t'i veshur.” Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: “Këtë na ka treguar Ibrahim ibn Ebu Veziri, e këtij i ka treguar Abdurrahmani nga Hamzai, e ky nga i ati, e ky nga Abas ibn Sehël ibn Sadi, e ky nga i ati.””