“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gruaja e Rifa Kuredhiut erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Rifai më lëshoi me shkurorëzim përfundimtar (të pakthyeshëm). Pas tij u martova me Abdurrahman ibn Zubejr Kuredhiun, por ai ka (organ) sikurse një cep rrobe (të vogël).” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Dëshiron të kthehesh te Rifai? Jo, pa i shijuar ti marrëdhëniet intime me të (Abdurrahmanin) e ai me ty.””