“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë e lëshoi gruan e tij tri herë (shkurorëzim të pakthyeshëm). Pastaj, ajo u martua (me dikë tjetër) dhe prapë u lëshua (pa bërë marrëdhënie). Atëherë e pyetën Pejgamberin ﷺ se a i lejohet burrit të parë (të martohet prapë me të).” - “Jo, pa i shijuar ky marrëdhëniet me të siç i ka shijuar i pari”, - tha Pejgamberi ﷺ.””