“Ez'her ibn Xhemili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehab Thekafiu, e këtij i ka treguar Halidi nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gruaja e Thabit ibn Kajsit vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë nuk kam vërejtje në moralin e as në fenë (e Thabit ibn Kajsit), mirëpo e urrej kufrin (mohimin) në Islam.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “A ia kthen kopshtin e tij?” - Po, - tha ajo. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua Thabitit: “Merre kopshtin dhe shkurorëzoje atë!” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ky transmetim nuk fuqizohet nga dikush tjetër prej Ibn Abasit.””