“Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi nga Halid Hadhai se Ikrime tregon se motra e Abdullah ibn Ubejit vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë nuk kam vërejtje në fenë e as në moralin e Thabitit, mirëpo nuk po mund ta përballoj atë (për shkak të shëmtisë).” Pejgamberi ﷺ i tha: “A ia kthen kopshtin e tij?” - Po, - tha ajo. Kështu, ajo ia ktheu kopshtin, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Thabitin që ta shkurorëzojë atë. Ibrahim ibn Tahmani transmeton nga Halidi, e ky nga Ikrime se Pejgamberi ﷺ i ka thënë atij: “Shkurorëzoje atë!””