“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Burri i Berirës ishte rob dhe quhej Mugith. Sikur po e shoh tani duke i shkuar nga pas duke qarë për të, saqë lotët i rridhnin nëpër mjekër. Pejgamberi ﷺ i tha Abasit: “O Abas, a nuk po çuditesh me dashurinë e Mugithit për Berirën, njëherazi me urrejtjen e Berirës ndaj Mugithit?!” Pastaj Pejgamberi ﷺ i tha asaj: “Sikur të riktheheshe tek ai?” - O i Dërguari i Allahut, a po më urdhëron? - tha ajo. - “Thjesht po ndërmjetësoj”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam nevojë për të, - tha ajo.””